Loading...

”3 muskëtierët” e FSHF-së pushime luksi në Rusi, 1000 dollarë dieta të paguara në ditë nga FIFA (Dokumenti)

Tre përfaqësuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, Ilir Shulku dhe Lutfi Nuri ishin të pranishëm ditën e djeshme në Kongresin e FIFA-s që u zhvillua në Moskë. Ata do të jenë të pranishëm edhe në ndeshjen hapëse të këtij Botërori atë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite që do të zhvillohet në orën 17:00.

Sa kanë përfituar drejtuesit e lartë të FSHF-së për këtë udhëtim të tyrin drejt Rusisë?

Sipas ”Vipsport”, sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura u ka dërguar një shkresë fedratave ku përveç udhëtimeve që sigurohen nga organizatorët apo akomodimit, përfaqësuesit e tyre do të përfitonin edhe shpërblime financiare, të ashtuqujturat dieta. Dhe kur përmendet FIFA, nuk bëhet asnjëherë fjalë për shuma të vogla.

Në varësi të Federatave të ndryshme dhe të rolit brenda institucionit, delegatët përfitojnë nga 250 deri në 1000 dollarë në ditë.

Kësisoj, Duka, Nuri dhe Shulku përfitojnë minimalisht katër ditë dieta për qëndrimin e tyre, jo keq si pushime të paguara në Moskë apo jo? Sidomos kur voton për projektin humbës si në rastin e Marokut…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com