Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, është vënë në shënjestrën e shumë klubeve në këtë merkato vere. “Gardiani” shqiptar ka marrë së fundmi ofertën e fundit që ka mbërritur në klubin e Lazios me presidentin Claudio Lotito dhe Drejtorin Sportiv, Igli Tare që po e mendojnë seriozisht.
Ekipi gjerman i Bayer Leverkusen ka ofruar 30 milionë euro për portierin shqiptar. Ekipi gjerman mund të humbasë shërbimet e portierit Leno dhe kanë menduar portierin shqiptar si personin ideal për ta zëvendësuar. Në kushte të tilla, Lazio mund të përfitojë shumë me shitjen e Strakoshës dhe mund të “sistemohet” duke gjetur ndonjë portier tjetër brenda Italisë.
Dëshira e portierit shqiptar është që të mos lëvizë nga skuadra italiane, pasi niveli i Lazios dhe Bayer Leverkusenit është thuajse i njëjtë vetëm nëse ndryshojnë ndjeshëm kushtet ekonomike të portierit. Të shohim dhe të presim se si do të jetë e ardhmja e portierit Strakosha.