Loading...

Haxhimakulle nga delikatesat e ëmbla të traditës veriore Shqiptare

Një ëmbëlsirë fantastike, e cila të magjeps tërësisht me shijen e saj.

E shkrifët dhe e butë plot sherbet, Haxhimakullja është një ndër ëmbëlsitë më mahnitëse të amvisave të zonave të veriut të Shqipërisë, recetën e të cilave AgroWeb.org e përcjell më poshtë.

Vërtetë është një ëmbëlsirë unike por sekreti i shijes speciale të saj vjen nga kujdesi që duhet gjatë përgatitjes.
Përgatitja e Haxhimakulleve në Shtëpi
600 gr miell

300 gr gjalpë i freskët

5 të verdha veze

5 lugë sheqer pluhur

1 lugë kafe sodë buke
Për sherbetin
500 gr sheqer

350 gr ujë

Përgatitja

Si fillim në një enë rrihni të verdhat e vezëve bashkë me gjalpin dhe sheqerin pluhur.  Rrihini fortë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Më pas shtoni miellin dhe sodën dhe përzjehini mirë derisa masa të bëhet homogjene.

AgroWeb.org ju këshillon se i gjithë sekreti i këtyre ëmbëlsirave është tek punimi i brumit, i cili duhet rrahur dhe punuar fort përreth një orë.

Kjo është edhe pjesa më e mundimshme e përgatitjes së kësaj ëmbëlsirë. Prej këtij procesi varet edhe cilësia e ëmbëlsirës në fund.

Kur brumi të jetë gati ndajeni në forma të rrumbullakëta. Për t’i dhënë formën e duhur mund të përdorni një filxhan çaji.

AgroWeb.org sjell në vëmendje se sipas traditës së amvisave shkodrane pasi keni përgatitur topthat e ëmbëlsirave në mes duhet t’i bëni edhe një gropëz të vogël, në të cilën sipas dëshirës mund të vendosni një thelpi bajame, arra apo copëza frutash të thata.

Pasi i keni bërë gati, vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër pjekjeje dhe piqini në furrën e parangrohur me 180 gradë.

Haxhimakullet janë gati atëherë kur sipërfaqja e tyre merr ngjyrë të kuqërremtë. Pasi piqen lërini të ftohen dhe përgatisni sherbetin.
Sherbeti
Hidhni në një tenxhere ujin dhe sheqerin, vendosini në zjarr dhe lëreni derisa sheqeri të shkrijë dhe masa të marrë formën e shurupit.

Sherbetin e nxehtë hidhjani ëmbëlsirave, të cilat duhet të jenë të ftohta.

Pas këtij procesi haxhimakullet lihen që të ftohen dhe janë gati për t’u shërbyer./AgroWeb.org

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com