Loading...

“Në mëngjes e gjeta shefen me kokë të zezë, në drekë me të verdhë”, qytetari tregon “çudinë” nga zyrat e ALUIZNI-t: Shpjegimi i saj më la pa fjalë

Gallatë nga “muzeu administrativ” që drejton poli-shkencëtari Artan Lame

Nuk paskan fund as pisllëqet, as padrejtësitë, as çudirat, as qyfyret dhe as çmenduritë në administratën publike të “Rilindjes”. Po ju tregojmë një çudi ose çmenduri të tillë (quajeni si të doni), nga pritja e popullit në zyrat e ALUIZNI-t, ku drejton poli-shkencëtari Artan Lame. Qytetari Q. Çeliaj, sipas datës që i kishin lënë për takim, shkoi në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t, ose “Tek Tan Lamja”, siç i quajnë qytetarët zyrat qendrore të legalizimit.

Trokiti në zyrë dhe një zonjë afro 30-vjeçare me flokë të zinj e kaçurela, i tha të hynte e të ulej në karrige, duke e pyetur “për hallin” që kishte. Qytetari Çeliaj, hapi letrat dhe filloi t’i shpjegonte problemin, por punonjësja e ndërpreu dhe nisi ta sqaronte vet.

Pas sqarimit, punonjësja i tha, të shkonte në zyrë po atë ditë, në orën 14.00, për të marrë sqarimin e plotë dhe ecurinë e zgjidhjes. Në orën 14.00, sipas orarit të caktuar, qytetari trokiti në zyrën e ALUIZNI-t. Dera u hap, por përballë tij qëndronte një femër me flokë të verdhë e të shtrirë, ose “presh”, siç i thonë në botën e modës!

Punonjësja e ftoi të futej në zyrë, por qytetari hezitoi dhe e pyeti: – Më falni, por unë kam lënë takim për sqarim, me një zonjë tjetër me flokë të zeza e kaçurela! Zyrtarja e profesor Lames buzëqeshi, e i tha: – Eja, eja, se unë jam zonja e mëngjesit, por kam ndryshuar ngjyrën dhe formën e flokëve, mbasi mbasdite do shkojmë në një banket zyrtar, me drejtorin!

Pas këtij sqarimi, qytetari u ul në karrige dhe po dëgjonte sqarimin e punonjëses, që siç thotë qytetari, nuk i kuptoi asnjë fjalë, as kur e sqaroi me kokë të zezë dhe as kur e sqaroi me kokë të verdhë.

Qytetari, për shkak të moshës, i kishte regjistruar sqarimet në telefon për t’a treguar fëmijëve dhe pas këtkesë së bëra nga “PAMFLETI”, pranoi ti publikonim, por as ne nuk kuptuam gjë…

Ja “shpjegimi” që i bëri në mëngjes, kur ishtë me flokë të zinj kaçurela
“Në kondicionim të rivitalizimit të së drejtës ligjore e sociale-njerëzore, të pronës suaj informale, që buron prej një sjelljeje inkopetente individuale, me nxitje inkoshinete dhe me ndërhyrje ekstravagante me pasoja oshilacioniste mbi territorin, po ju bëjë me dije, se adekuativisht duhet të menaxhoni trajtesën e derisotme të ansamblit enterceptivist ligjor, permanentivisht në fuqi aktive.

Udhëzimi i fundit kompelmentar, që ka nxjerr drejtori Lame, përqaset me një vizion të ri në 7 pikëpamje urbane moderne , të cilat evitojnë reminishecat e bllokazhit të derisotëm.

Ja “shpjegimi” që i bëri në drekë, kur ishte me flokë të verdhë “presh”
Kompozitivisht, planimetria e objektit tuaj, përputhet esencialisht me “Gen-Planin” dhe përbën indicje të motivuar për ne, që të avancojmë në kërkimin e platformës esenciale ligjore, për riviatalizuar asetin tuaj parg-pronësor, konformë kondicioneve urbane, me përparësi finalizimin e objeksionit tuaj të pëligjur.

Në bashkëpunim koshient e reciprok mes dy palëve tona, startivisht duhet impenjoheni ju, me të gjitha kacapitet që dispononi kulturalisht e jurdikisht, për të na informuar më kohezionisht mbi saktësinë e identitetit tuaj individual dhe identitetit komunitar familjar, për vend-ndodhjen gjeografike, sipërfaqen, truallin suprem të sipërfaqes së ndërtuar, si dhe funksionet e objektit./<Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com