Avokati Spartak Ngjela i njohur për qasjen pozitive ndaj aplikimit të reformës në drejtësi në vendin tonë dhe hapjes së negociatave tregon se pse pikërisht me 28 qershor do të fillojë edhe ndryshimi rrënjësor në Shqipëri.
Sipas tij, hapja e negociatave do të shënojë fundin e “esadizmit” që startoi më 13 qershor 1920.
“Më 13 qershor 1920, Avni Rustemi vrau Esat Toptanin në Paris. Po esadizmi nuk ra ndonjëherë deri më sot në Shqipëri. Por 28 qershori i vitit 2018… hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, hap domosdoshmërisht procesin e varrosjes së esadizmit në Shqipëri.
Pikërisht këtu do të fillojë historia e Shqipërisë moderne – edhe korrupsioni, edhe krimi shtetëror aktual s’shtë veçse një esadizëm i plotë. 28 qershori që po vjen është fillimi i fundit të esadizmi në Shqipëri”, shkruan avokat Ngjela në Facebook.