Fotografi Amos Chapple, nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze, foli me vendasit për historinë e tunelit të mrekullueshëm që është i formuar nga degë pemësh, mes të cilave futen rrezet e diellit me shumë romanticitet.
Ai mësoi se pemët janë krijuar ashtu për të mbuluar shinat e trenit që shkonte në një bazë ushtarake aty pranë, gjatë kohës së luftës.
Një tren i vjetër vazhdon edhe sot të kalojë çdo ditë, duke ruajtur pa dashur formën e tunelit madhështor, i cili ofron pamje fantastike në çdo stinë.