Klubi i Milan-it duket se e ka kaluar pak ankthin e presidencës, pasi Gazzetta dello Sport shkruan se presidenti Li Jonghong ka gjetur një ortak të ri. Ky i fundit do të marrë një pjesë të vogël të aksione të ekipit milanez dhe me këtë ndryshim do të thotë se ekipi italian do të ketëdy pronarë të rinj. Tifozët mund të gëzohen, pasi do të thotë se klubi do të ketë të ardhura më të mëdha.
Këshilli administrativ i klubit pritet të mblidhet së shpejti dhe të aprovojë shtimin e kapitalit me 32 milionë euro, përveçse mund të zbulohet emri i ortakut të ri. Një lëvizje e tillë sjell qetësi në ambient, pasi ka patur probleme me “Fair-play”-n financiar, pasi i ka të gjitha mundësitë të dënohet nga UEFA.
Gjetja e kapitalit të ri mund të qetësojë edhe UEFA-n, por sido që të jetë, Milani do të shkojë në CAS dhe aty shpreson të ketë sukses nëse UEFA nuk lëshon pe. Gjendja e klubit milanez nuk është shumë e mirë.