Kryetari i gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina, foli në lidhje me përzgjedhjen që bëri për caktimin e arbitrave në Kupën e Botës. Sektori i arbitrave është gjithmonë i paragjykuar dhe ka patur shumë gabime, në Botëror ka raste flagrante. Goli i Diego Armando Maradonës me dorë kundë Anglisë, apo goli i këtyre të fundit kundër Gjermanisë. Topi kaloi 1 metër vijen fatale nuk u cilësua si gol.
Në Botërorin e Rusisë do të jetë prezent dhe sistemi VAR për herë të parë. Shumë e kanë cilësuar si një lëvizje të zgjuar e shumë të tjerë kanë kundërshtuar, megjithatë Collina ka besim te gjyqtarët që ka përzgjedhur. Për herë të parë në Botëror nuk do të marrë pjesë një gjyqtar anglez.
“Të them të drejtën jemi lodhur duke zgjedhur arbitrat që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. Pasi i zgjodhëm, ata i kemi caktuar që të gjykojnë disa ndeshje në Rusi, në mënyrë që të kapin ritmin e duhur. Kam besim se do të bëjnë mirë në këtë Kupë Bote dhe them se janë gati për ta kaluar me sukses”, – u shpreh Kolina.