Loading...

Mbledhje urgjente në Spanjë për teknikun Lopetegui, mund të merret vendim skandaloz para Botërorit

Federata Spanjolle e Futbollit ka reaguar menjëherë në lidhje me marrëveshjen e trajnerit të tyre Julien Lopeteguit dhe Real Madrid-it. Tekniku i Spanjës do të marrë drejtimin e madrilenëve pas mbarimit të Botërorit. Gjuha e përbashkët mes “galaktikëve” dhe trajnerit është arritur, por kjo ka lënë shumë të pakënaqur në kampin spanjoll.

“Marca” zbulon se mbrëmjen e djeshme ka pasur mbledhje të njëpasnjëshme në stafin drejtues të Federatës për të vendosur për vazhdimësinë e Lopeteguit, dhe shumica ka kërkuar më ngulm shkarkimin e tij. Federata është shumë e mërzitur për faktin se marrëveshja u bë zyrtare para Botërorit duke tensionuar situatën në kushte të tila pritet një reagim. A mund të jetë shkarkimi zgjedhja e duhur 1 ditë para Botërorit? Nuk duket ashtu!

Presidenti i Federatës, Luis Rubiales, dukej shumë i inatosur, pasi mediat kanë zbuluar se Lopetegui as nuk e kishte paralajmëruar për negociatat me Realin. “Ky nuk është momenti për të folur, por do të marrim vendimet që i shkojnë më shumë për shtat ekipit kombëtar. Do t’i bëjmë gjërat me përgjegjësi”, – u shpreh ai. Sot pritet të ketë një takim tjetër që do të vendosë fatin e Lopeteguit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com