Loading...

E mitura abuzohet nga i afërmi, Prokuroria nuk regjistron procedimin penal për autorin

Në datën 8 Maj 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e abuzimit seksual të një miture nga burri i hallës së saj, Rezmi Turhani. Edhe pse historia e fortë u provua me zë e me figurë, abuzuesi arriti ti shpëtojë drejtësisë. Policia dhe Prokuroria e Beratit nuk regjistruan procedimin penal për Rezmi Turhanin, duke dale kështu në kundërshtim me ligjet dhe Kodin Penal.
Rezmi Turhani bëri kallëzim për një letër kërcënuese që i kishin vendosur në makinë, një ditë pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop”. Në letër thuhej se nëse nuk do të paguante 20 mijë Euro, do ta varrosnin. Çështja e tij u regjistrua pranë Prokurosë Berat, sicc duket institucionet punojnë me standard të dyfishta .

Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Policisë Berat për të verifikuar se çfarë ka ndodhur me denoncimin e abuzuesit Turhani.
Gazetari – Për këtë rast, që ka denoncuar Rezmiu, janë bërë të gjitha procedurat? Janë referuar?
Efektivi i policisë – Po, po! Gjithë procedurat.

“Dje më thirrën në komisariat për letrën që gjasme e kisha kërcënuar unë Rezmi Turhanin”, u shpreh e mitura e abuzuar seksualisht.
Opgj Berat – Urdhëro xxx! Po kam nevojë për ty, por bashkë me mamanë, për të mbaruar nja dy veprime. Po të sqaroj këtu, të mbarojmë nja dy veprime, që i ka lënë detyrë prokurori ashtu. Ti merr mamanë, flasim këtu bashkë, jo nga telefoni. Dakord?

Një qytetar tregoi se pas transmetimit të kësaj çështjeje në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani e ka
denoncuar me pretendimin se e ka kërcënuar nëpërmjet një letre. Ai, shfaqi me zë dhe figurë sesi Policia e Beratit vijonte ta ndiqte këtë çështje, madje i ka thirrur personat disa herë për të marrë shenjat e gishtave dhe kaligrafinë.
Opgj Berat – Të kam thirrur për të marrë mostrat e shkrimit, sipas detyrës që na i ka lënë prokurori.
Qytetari – Si?
Opgj Berat – Për të marrë mostra shkrimi.
Qytetari – Aaa… Ok! Se unë erdha edhe herën e parë për këtë çështje. Unë tani nuk mund të vij, të le punën gjithmonë…
Opgj Berat – Po shumë mirë! Bëj urdhër- thirrje unë! Të duhet ndonjë urdhër- thirrje?
Qytetari- Po, mund të ma dërgosh herës tjetër me postë zyrtare, siç e dërgon prokuroria, gjykata apo tjetra, se unë s’mund të vij me një telefonatë tani, se mua po më shkatërrohet puna.

pgj Berat – E do urdhërin e thirrjes tani? Ta jap?
Qytetari- Po ma dhe mirë do bësh, se nuk është hera e parë që unë vij për Rezmi Turhanin, të cilat kanë dalë të gjitha kallëzime të rreme.

Kjo vepër penale është regjistruar pranë Prokurorisë Berat dhe kanë nisur hetimet, ndërkohë që duhet të hetohet vetëm nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, çka e parashikon edhe neni 109/b për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Prokuroria e Beratit nuk ka nisur procedim penal ndaj Rezmi Turhanin për përndjekje, vepër e faktuar nga kamera e fshehtë e emisiont “Stop”. Sipas nenit numër 121/a të Kodit Penal, kërcënimi apo ngacmimi i një personi me anën e veprimeve të përsëritura dënohet me burgim nga gjatë muaj deri në katër vjet. Por nëse kjo vepër kryhet nga një person që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
Gazetari i emisionti “Stop” u interesuar pranë Policisë Vlorë edhe për denoncimin e të miturës për këtë vepër penale, por përgjigjia që mori ishte tregoi që ky institucion është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Gazetari – Rezmiu nuk është arrestuar, pasi e kemi nxjerrë ne… në dijeninë tuaj?
Efektivi i policisë – Në dijeninë time jo, jo, jo!
Në lidhje ne këtë fakt, e mitura u shpreh: “Rezmi Turhanin nuk e futën fare brenda!”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com