Loading...

Historia e trishtë e 24-vjeçares shqiptare: Erdhi të gjente babanë, vdiq e vetmuar

Elita Barisaite nga Austria, dy vjet më parë, kishte ardhur në Kosovë që të bashkohej me babanë e saj biologjik, kosovar. Por, dy vjet pas, ajo vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke luftuar e vetme me pasojat e djegieve që pësoi në banesën e saj, në Prishtinë.

Rreth 10 ditë më parë, Elita ishte gjetur e djegur në një banesë në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Gjatë trajtimit mjekësor, autoritetet kishin njoftuar nënën e saj austriake, e cila jeton në Austri. Ajo kishte ardhur t’i qëndronte pranë të bijës, deri në çastin e fundit.Por, pas varrimit të së bijës, nëna fatkeqe u kthye në Austri me dyshimet se zjarri në të cilin pësoi e bija nuk ka qenë thjesht një aksident.

Avokatja e saj Xhevahire Kloppner tregoi se nëna e Elitës së ndjerë dyshon se vajza e saj ishte viktimë e një krimi të organizuar.Fillimisht, policia e ka trajtuar rastin si vetëvrasje në tentativë, por meqë viktima ka ndërruar jetë, në konsultim me prokurorin, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Policia ka intervistuar disa persona lidhur me këtë rast, ndërsa në Prokurorinë e Shtetit thonë se ende nuk kanë nisur hetime të veçanta lidhur me këtë rast.

Avokatra Kloppner tregoi se Elita kishte ardhur në Kosovë nga dëshira që ta njohë babain e familjen e tij dhe që të jetonte në Kosovë, por ajo nuk ishte e mirëpritur nga babai biologjik.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com