Ditën e sotme Partia Socialiste, e cila prej 5 vitesh është në pushtet festoon sot 27-vjetorin e themelimit. Urimi për këtë force politike ka ardhur edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai i uron suksese lidershipit dhe gjithë simpatizantëve në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.
Ilir Meta ka qenë kryetar i FRESSH, ish-kryeministër i Partisë Socialiste i zgjedhur me votat e PS. Ai u larguar në vitin 2004 nga kjo forcë politike, duke krijuar me një grup mbështetësish Lëvizjen Socialiste për Integrim. U rikthye sërish në këtë force politike pas marrëveshjes së 1 prillit 2013 me Edi Ramën për të qeverisur sëbashku në mandatin e pare qeverisës.
Statusi i Ilir Metës në Facebook
Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.