Loading...

Sot ka datëlindjen, sa vjeç mbush Lulzim Basha, si u katapultua në politikë /Foto

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sot feston datëlindjen. Ai ka lindur më 12 qershor 72 në Tiranë. Basha është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ndërsa familja e tij është me origjinë nga Drenica e Kosovës. Gjyshi i tij në vitet 40’ u detyrua të largohej nga Kosova pas torturave serbe.

Ai sot mbush 46 vjeç.

Kush është Lulzim Basha

Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Në vitin 1993, ai nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike.

U fut në politikë në vitin 2005 ku në 4 korrik u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Partisë Demokratike, ku arriti të fitojë përballë Arben Ahmetaj.

Gjatë vitit 98’- 99’ kryedemokrati përgatiti dhe aktakuzën ndaj Sllobodan Milosheviçit. Ka qenë pjesë e OKB-së, pjesë e UNMIK. Gjatë karrierës si deputet Basha ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në Partinë Demokratike. Në 2005 ka mbajtur postin e ministrit të Transportit, në 2007 ministër i Jashtëm dhe në vitin 2009 u zgjodh ministër i Brendshëm. Në 2011 u zgjodh Kryetar Bashkie, ndërsa në 2013 u zgjodh kryetar i partisë demokratike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *