Kjo është një ndër të recetat më të veçanta të përgatitjes së petullave, specialitet i Jugut të Shqipërisë.
Kjo recetë është tipike e amvisave në fshatrat e jugut të vendit, zonjat e shtëpisë i gatuanin këto petulla për më të vegjëlit e shtëpisë por edhe kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetën fantastike të përgatitjes së petullave me lëng, një mënyrë fantastike për të kënaqur nepsin dhe oreksin me një shije tërësisht të mrekulleshme.
Përgatitja e Petullave me Lëng
Përbërësit
Për Brumin
3 gota uji me miell
1 gotë uji e pak me ujë të vakët
Gjysmë luge kafeje me sodë
Pak kripë
Vaj
Për Lëngun
2-3 lugë miell
1 lugë gjellë gjalpë i freskët
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Lëngu i një gjysmë kokrre limoni
2-3 thelpinj hudhra të shtypura
Pak nenexhik i freskët
Përgatitja e petullave
Në një tas të madh hedhim miellin, kripën dhe sodën. Hapim një gropë në mesin e miellit dhe shtojmë ujin e vakët.
I rrahim fortë përbërësit derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.
Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe jo shumë i lëngshëm. Rriheni fort me lugë druri derisa të bëhet shumë elastik.
Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.
Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.
Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.
AgroWeb.org ju udhëzon që të kujdeseni që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.
Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Përgatitja e Lëngut
Vendosim një tigan në zjarr dhe kaurdisim miellin me gjalpin dhe vajin e ullirit.
Kaurdiseni derisa mielli të zverdhet pak dhe më pas largojeni nga zjarri.
Shtoni hudhrat e shtypura, pak kripë dhe ujë të ftohtë duke e përzjerë masën me shpejtë dhe pa ndërprerje në mënyrë që rtë bëhet e njëtrajtshme.
E vendosim tiganin në zjarr, e përzjejmë masën derisa lëngu të trashet e më pas shtojmë lëngun e limonit.
E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Në fund, lëngun e ndajmë nëpër pjata dhe brenda secilës pjatë vendosim disa nga petullat që kemi përgatitur, e spërkasim me pak gjalpë të tretur dhe nenexhik të grirë hollë dhe pjata është për t’u servirur./AgroWeb.org