Loading...

Ilir Meta, “mal” me miliarda lekë nga bizneset e guroreve, fitimi vjetor është 2 herë më i madh se buxheti i Bashkisë Skrapar

Nuk ka më “Gërmë Tare, gërmo”, sepse “Tarja” (drejtësia) ka nisur të gërmoj atje ku janë “groposur” pasuritë
Kanë nisur të dalin rezultatet e para për pasuritë e “VIP”-ve, të “eksploruara” nga grupi i ekspertëve ekonomi-financë vendas e të huaj, të angazhuar nga agjencitë e specializuara ligj-zbatuese ndërkombëtare, për zbulimin e parave të krimit.

Zbulimi ka nisur, nga përllogaritja e pasurive dhe biznesve të regjistruara vetë, ose me emra “bedelësh” si familjarë, biznesmenë, grupe të botës së krimit, krushqi, banka, media, ndërtime, turizëm, sigurime, fondacione financiare, agjenci “parajse”, emigrantë dhe qendra avokative brenda e jashtë vendit.

Informacioni i parë nga ky hetim sapo ka dalë dhe “Pamfleti”, ka mundur ta sigurojë.

Bëhet fjalë për pasuritë e Ilir Metës, vetëm në bizneset e guroreve në malet e Skraparit, kur prodhon blloqe mermeri, gurë dekorativë e të zakonshëm dhe inerte.

Sipas të dhënave që tashmë janë të konfirmuara, rezulton se vetëm nga bizneset e guroreve në malet e Skraparit, familja presidenciale prodhon “një mal” me lekë, paçka se në deklaratën e pasurisë rezulton se ka, vetëm pagën dhe shpërbimet nga postet politike e shtetërore, pasi pasuritë e paluajtshme nuk janë të tijat, por të gruas dhe vjehrrës.

Zyrtarë të Bashkisë Skrapar, të cilët merren me përllogaritjen e qira-taksave lokale edhe për bizneset e gruroreve, thonë se të ardhurat janë shumë të mëdha, mbasi krahasuar me mijëra kilometër katrore male që po rrafshohen, janë miliarda lekë që nxirren me paga, qira e taksa mujore vendore sa… “një kafe”!

Sipas përllogaritjes së bërë nga ekspertët, bilanci i milionave që “prodhojnë” gruroret e “Baba Likes” vetëm rrotull Malit të Tomorrit, rezultojnë mbi 6 miliardë lekë në vit, ose 2 herë sa buxheti vjetor total i Bashkisë Skrapar, që sipas tabelës zyrtare është 327 milionë, 590 mijë e 954 lekë.

Nga “burojnë” këto miliarda?

Deklarimet nën zë, të bëra nga skllevërit e guroreve, policia dhe zyrtarët e “vegjël” të pushtetit lokal që verifikojnë në terren, thonë se “Grupi Ilir Meta” ka edhe disa zona biznesi gurore ilegale, në të cilat ushtrohet aktivitet të licensuar përshembull për 1000 m2 sipërfaqe grurore, por që kanë zaptuar e shfrytëzojnë gjithë malin dhe nuk u thotë gjë askush, bashkia e LSI Skrapar, jo e jo.

Pas publikimit të këtij fakti, familja presidenciale dhe “shërbestarët” që i kanë mbetur rrotull me Bajramin e “Besës” në krye, nuk besojmë se do vazhojnë ta kalojnë afrimin e fundit dhe shpagimit ligjor të hadutërisë së tyre, duke qeshur me shprehjen e njohur “Gërmo, Tare gërmo”, mbasi “Tarja” (drejtësia) ka nisur të gërmoj, pikërisht atje ku janë “groposur” pasuritë!/Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com