Loading...

Deklarata e forte e VOA: Adriatik Llalla nuk shpëton. Ish- kryeprokurori ka llogari të hapura me drejtësinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish- prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke qenë se ky i fundit kishte hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit, e për pasojë mbetej jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë.

Kolegji u vu në lëvizje nga një ankim i Komisionerit Publik, sipas të cilit, dorëheqja e zoti Llalla nuk ishte bërë konform rregullave e për pasojë ai konsiderohej ende një magjistrat.

Por avokati i ish- kryeprokurorit, mbrojti gjatë gjithë kohës tezën se dorëheqja është shprehje e një vullneti personal të sanksionuar në Kushtetutës.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare.
Që prej 15 marsit ndaj tij ka nisur nje hetim për të paktën 4 vepra penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë.
Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me Ambasadën amerikane.

Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra Ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.

Në muajin shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish- prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se sekretari i atëhershëm I Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish- zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.(VOA)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com