Loading...

Ndryshime në Polici, kush ik dhe kush vjen (Emrat)

Vazhdojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit në kuadër të përforcimit të luftës ndaj krimit dhe drogës. Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur disa lëvizje. Në Tiranë janë
emëruar dy lëvizje në komisariate.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Kryekomisar Pal Marku me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6. në Tiranë.

Nënkomisar Neritan Boçi, nga shef i Komisariatit të Policisë Nr.6 emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur ndryshime edhe në qarqe në nivel zv/ drejtorësh. Hamdi Fiora emërohet zv/ drejtor në Korçë, Arjan Ferri në Berat, Erzen Cera në Dibër, Skënder Hita në Shkodër, Adriatik Tavciu në Lezhë, Koço Dafa në Gjirokastër dhe Ervin Ndreu nga shef komisariati në Krujë është emëruar zv/ drejtor në Durrës në vendin e Bajram Marës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com