Gjatë një takimi që ka pasur për punësimin në qytetin e Durrësit, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ka kuryser ofendimet për të rinjtë që sipas tij nuk kërkojnë për punë.
Rama me komentin e tij shkoi deri në tallje duke thënë se puna nuk vjen te shtëpia dhe të thotë çohu pi një kafe. Ky takim ka ndodhur në një hotel në zonën e Durrësit.
Sipas Ramës në çdo biznes që operon në vendin tonë ka vende të lira punë, po sipas kryeministrit shqiptarët e kanë mendjen që të shkojnë për juridik.
‘’Puna nuk vjen te shtëpia dhe të thotë, “çohu e pimë një kafe”. Puna për ta gjetur kërkon një kohë më vete, një i ri europian bën 130 aplikime dhe 35 intervista në mënyrë që të punësohet, kurse këtu duan t’iu vijë te shtëpia”, u shpreh Rama.