Loading...

Paralajmërimi i fortë nga brenda PD-së: Së shpejti do të ketë lëvizje të reja. Rama dhe Basha do të dalin nga skena politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar në partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka sulmuar ashpër kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai theksoi faktin se duhet një lëvizje anti- establishment.

“Shqipëria po kalon në një gjendje pothuaj të jashtëzakonshme dhe zoti Basha jo vetëm nuk i jep zgjidhje kësaj situate por ai është bërë palë, pjesë e kësaj oligarkie politike financiare, prokurimesh, tenderimesh në vend.

Basha është pjesë e 7-8 vetëve që po qeverisin sot vendin. Me veprimet e mosveprimet e tij ai po i zgjat çdo ditë pushtetin Edi Ramës.

Kemi 430 mijë vota të humbura nga PD nën drejtimin e Bashës.

Manaxhimi katastrofik i PD nga Basha tregon që sot nuk e dimë se kush është shumica në PD.

Në këtë ambient ka mungesë kurajoje civile, kulture të dobët demokratike.

Ajo që duket si pushtet absolut i zotit Basha, në fakt është dobësi e madhe e tij.

Popull thotë “ frikacaku vret”, ky është rasti i kryetarit tonë.

Mundohet të mos bëjë asnjë veprim për ta bashkuar partinë, ose bën çdo gjë për ta përçarë, në funksion të pushtetit të tij personal.

Pushteti i Bashës nuk janë gjë tjetër veçse thërrimet që i lë oligarkia e vendit, thërrime financiare, ekonomike, politike mediatike”, tha ai.

Cili është thelbi i qendrimit anti- establishment të grupit tuaj?

“Ne jemi kundër establishmentit, këtë qendrim e kemi qëkur e kuptuam para një viti se ai bëri marrëveshje me Ramën

Ne jemi për të shembur këtë realitet politik, jo sistemin politik.

Republika e re ishte një zgjatim i Rilindjes.

Basha nëpër sondazhe është 13-17% ndërkohë që PD është 26%.

Ka njerëz në PD që paguhen me tendera dhe koncesione nga qeveria dhe janë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bashës.

Ka biznese të aferta me kryetarin e PD edhe brenda familjes së tij, mjafton të shikoni aktet në QKR.

Situata në të cilën ndodhemi do të çojë në mënyre dialektike drejt diçkaje që do të kërkojë të rrëzojë këtë establishment.

Një lëvizje e tillë nuk duhet të nisë nga jashtë por nga brenda PD, sepse PD është një aset i jashtëzakonshem. PD mban brenda vetes shtresën e djathtë të shoqërisë pavarësisht ulje-ngritjeve.

Kemi shembullin e presidentit Trump i cili e nisi goditjen nga brenda Partisë Republikane.

Era Trump do ta fshije oligarkine ne Shqiperi.

E vetmja zgjidhje është një lëvizje anti establishment, siç ka ndodhur në Itali, Hungari Poloni, Slloveni, në Austri,  në Angli me Brexit.

Brenda pak kohësh Rama dhe Basha do të dalin nga skena”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com