Loading...

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Alibeaj: Kryemistri ka 2 javë kohë për të dhënë prova të forta nëse është pro hapjes së negociatave

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku ka marrë pjesë edhe opozita. Ka qenë deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se janë dhe dy javë derisa të meret vendimi dhe është hapësira “për të cilën ju dhe kryeministri juaj ka mundësi për të dhënë prova të forta që do çeljen e negociatave”.

Në fjalën e tij ai theksoi faktin se detyra e të zgjedhurve është t’i shërbejnë interest publik.

“Angazhimi ynë i opozitës është bërë i qartë shumë kohë më parë. Kjo opozitë është e vendosur qartazi dhe në mënyrë konsistente dhënies së kontributit për çeljen e negociatave si një lloj vlerësimi që duhet ta miratoj historia politike këtij vendi. Fatkeqësisht ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë politik, ky vend e meriton çeljen e negociatave jo thjesht se ka arritje, por për arsye tjetër, si e si që një dorë tjetër e fortë e sinqertë institucionale t’ia mbyllë një orë e më parë arbitraritetin e këtij kryeministri. Mundësisht delegjitimimin e tij, largimin një orë e më parë”, tha deputeti Alibeaj.

Mjeti kryesor që duhet të na udhëheqë tha Alibeaj është inspirimi europian i opozitës. Ai dha alarmin dhe për Gjykatën Kushtetuese. “Ne besojmë që inspirimi europian i opozitës dhe gjithë shqiptarëve do të duhet të jetë mjeti i vetëm kryesor që do të duhet të na udhëheqë. Nuk ka nevojë më të madhe tashmë për Shqipërinë e shqiptarët për të shkuarën e sidomos për të ardhmen për të gjetur aleat besnik fanatik që ia duan të mirën këtij vendi për të larguar të keqen më të madhe, kryeministrin, Edi Ramën që në agjendën e vet nuk e ka këtë gjë. Ka vetëm një axhendë, ruajtjen e karriges së vet me çdo mjet, mënyrë e pazar”, vijon Alibeaj.

Qeveritë vijnë e ikin, parlamentet vijnë e ikin, por sistemi i drejtësisë është ai që duhet të rrijë thotë Alibeaj por ai u shkatërrua i pari, referuar situatës aktuale në Gjykatën Kushtetuese.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *