Loading...

“Ana e errët dhe perverse” e Adriatik Llallës, përgjoi vajzën e tij, cila është Prokurorja në të cilën ishte fiksuar keq gramshioti

Ish-kryeprokurori i arratisur maniak përgjimesh, përgjonte të afërmit dhe vartëset dhe dëgjonte bisedat e tyre private në zyrë
Gjatë hetimeve të thelluara për pastrim parash dhe fshehje pasurie, janë zbuluar detaje tronditëse nga veprimtaria e zezë e Adriatik Llallës, gjatë kohës kur ushtronte detyrën si Prokuror i Përgjithshëm, në shërbim të dy tutorëve të tij, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Adriatik Llalla i futur në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i arratisur nga Shqipëria nga frika e Vetingut dhe e prangave, rezulton një maniak përgjimesh.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Llalla ka shfrytëzuar pushtetin si kryeprokuror dhe kontrollin që i jepte ligji mbi bërthamën e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, për të përgjuar familjarët e tij, miq dhe të afërm. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve parashikonte që çdo kërkesë për përgjim kalonte nga duart e Prokurorit të Përgjithshëm ose nga një person i autorizuar posaçërisht prej tij. Ndërsa bërthama komanduese e përgjimeve është e instaluar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Nga hetimet si dhe bazuar në bisedat e ish-bashkëpunëtorëve të Llallës, dyshohet se ky i fundit e ka shfrytëzuar këtë mundësia për të shuar kureshtjen personale, duke survejuar jetën private të familjarëve të tij dhe të afërmeve të tjerë. Sipas burimeve, mes personave që Llalla kishte më shumë fiksim për ta përgjuar dyshohet se ishte edhe vajza e tij, e njohur nëpër media për një jetë luksi. Llalla dyshohet se përgjonte bisedat e saj në ambiente të ndryshme dhe më pas i dëgjonte në zyrën e tij.

Pre e abuzimit me përgjime të paligjshme thuhet se kanë rënë edhe vartëse të Adriatik Llallës. Ish-kryeprokurori duket se ishte i fiksuar të dinte se çfarë bisedojnë vartëset e tij në ambiente imtime. Në shënjestër të përgjimeve ka qenë edhe një ish-funksionare e lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, e njohur për afrimitetin me Adriatik Llallën. Sipas burimeve, kjo prokurore ishte fiksimi numër një i Llallës për ta përgjuar kudo që shkonte. Burimet thonë se për interesa të politikanëve të ndryshëm janë përgjuar edhe dashnoret e tyre.

Krahas përgjimeve për shuarjen e kureshtjeve personale, është treguar kujdes për të fshehur çdo gjurmë të kësaj veprimtarie, duke fshirë të dhënat e mbetura nga serveri i përgjimeve. Megjithatë, përgjimet nuk janë realizuar nga një person i vetëm. Me arratisjen e Adriatik Llallës dhe përbetimin e ambasadorit amerikan se do të përfundojë në burg, bashkëpunëtorët e tij kanë nisur të flasin./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com