Policia e Tiranës është përfshirë në një valë tjetër ndryshimesh, pasi sot janë emëruar dy shefa të rinj në komisariate. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të policisë, mësohet se lëvizje kanë pësuar komisariatet 2 dhe 6.
Njoftimi i plotë
Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.
Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.
Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Ndërkohë që përpos Tiranës ndryshime janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm edhe në qarqe. Barjam Mara nga zv/ drejtor i Policisë së Durrësit është emëruar në të njëjtin pozicion në Gjirokastër, ndërsa Ervin Ndreu nga shef komisariati në Krujë është emëruar zv/ drejtor në Durrës në vendin e Bajram Marës.