Loading...

A do të “zhvishet” nga pasuria prej ‘sheiku’ Adriatik Llalla? Sot zyrtarisht vendoset për fatin e ish-Kryeprokurorit

Ditën e sotme në orën 13:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të jap vendimin përfundimtar për ish-Kryeprokurorin Adriatk Llalla, nëse ai do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vettingut. KPA, pas dy seancave të para ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, ku ky i fundit kërkon që Llalla të mos përjashohet nga sistemi i Drejtësisë.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Nga ana tjetër avokati i Adriatik Llallës, Sokol Azizaj u shpreh se: “Parashikimet ligjore thonë se nëse subjekti jep dorëheqjen, procesi i Vetingut ndërpritet. Më shumë se kaq unë nuk mund ta shpjegoj dot. Unë kërkoj lënien në fuqi të vendimit për Adriatik Llallën. Unë nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj, por dua që të ndiqni standardin ligjor”.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t’i ndërpritet edhe procesi i Vettingut. Pezullimi i Vettingut apo çelja e filtrave të tij për verifikimin e pasurisë dhe aftësive profesionale për Llallën, mbetet për t’u mësuar vetëm mesditën e sotme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com