Loading...

Ja si e shndërron media gjermane Trump në foton-kult të G7-ës / Foto

“Me një twitt 140 karakterësh Donald Trump shkatërroi besueshmërinë e G7-s për një sekondë, për të cilin është dashur vite për ta ndërtuar”. Kjo ka qenë deklarata e ashpër e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas vendimit të Donald Trump për të mos firmosur deklaratën finale të shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Kurse presidenti francez, Emanuel Macron ka qenë më i ashpër. “Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të diktohet nga grushtat e nervozizmit apo me deklarata njëpërdorimshe”, ka deklaruar Makron, i cili ka ftuar homologun e tij për rimendim.

“Duhet të jemi serioz dhe të kemi respekt për popujt që na kanë zgjedhur të na përfaqësojnë, pasi ne kemi marrë përsipër impenjime dhe duhet t’I mbajëm”, tha Macron. Ndërkaq, mediat gjermane e kanë modifikuar foton më të bujshme të samitit të G7-ës në Kanada.

Mediat gjermane e trajtojnë Donald Trump-in, si një fëmijë  i llastuar që përmbys pjatën e ushqimit që ja kojnë të mëdhenjtë. Vittorio Zuconi, drejtori i La Repubblica online e cilëson sjelljen e Trump si një gorillë që të gjithë i lirojnë vendin ngaqë është e madhe dhe të bën gjëmën”. Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com