Loading...

Rama, Nikolla, Bruçaj, Kapexhiu dhe Inva Mula kanë një mesazh për të gjithë!

[sgmb id=”1″]

“Të bashkuar në diversitet”, quhet fushata sensibilizuese e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Videoja e mëposhtme është pjesë e projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar”.

Këtij projekti i është bashkuar kryeministri Rama, kreu i KMSH-së Skender Bruçaj, ministrja Lindita Nikolla, sopranoja e famshme Inva Mula dhe artisti Bujar Kapexhiu. Ata kanë përcjellë mesazhe paqeje, tolerance, diversiteti dhe dashurie.

Projekti ka një vit që imlementohet nga KMSH në zonat e Kavajës, Elbasanit, Pogradecit dhe Librazhdit.

Qëllimi i këtij projekti është që të promovojë vlerat demokratike dhe qytetarisë aktive në mesin e të rinjve. Nëpërmjet një seri seminaresh, ëorkshop-esh dhe aktivitetesh sociale dhe kulturore, ky projekt aspiron të ofrojë njohuri mbi parimet demokratike, të drejtat e njeriut, detyrat dhe përgjegjësitë qytetare, tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë midis të rinjve Për më tepër, ky projekt synon të stimulojë të menduarit kritik për një sër çështjesh midis të rinjve dhe të inkurajoj zhvillimin e aftësive komunikuese tek pjesëmarrësit. Ata gjithashtu informohen mbi parimet demokratike dhe jepen mesazhe kundër dhunës dhe kundër terrorizmit. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com