Loading...

Mjerim, fle në shkallët e pallatit se s’mund të ngjitet deri në katin e pestë

Shumë të moshuar janë lënë vetëm dhe jetojnë në kushte mjerane.
E tillë është edhe historia e 60 vjeçares Drande Plani në Shkodër. Kur ajo nuk mund të ngjise shkallët e pallatit ulet dhe kalon natën poshtë në hyrje të tij.

Nuk i ka mbushur të 60-at, por duket e moshuar. Dhe pse shenjat e bukurisë së hershme shkodranes nuk i janë zhdukur, Drande Plani bën gjume këtu poshtë te shkallet e pallatit.

Kryesisht gjatë stinës së verës. Nuk mund të ngjitet dot në katin e pestë të pallatit në lagjen ”Ndoc Mazi” në Shkodër.

E vetme pa fëmijë dhe pa asnjë kushëri, Drandja gëzon një pension prej 9 mijë lekësh. Kjo është çfarë e mban gjallë gruan. Thotë se jeton me qumësht, herë e blen, herë ia falin.

Shoqëri i bëjnë qeni dhe macet e rrugës. Ata i shkojnë nga pas kudo ajo mundet të lëvizë. Kurse kartë identiteti nuk ka prej 40 vjetësh.

Gruaja nuk di të tregojë pse është e vetmuar dhe as pse është në këtë gjendje. As fqinjët e saj që jetojnë në një pallat prej shumë vitesh.

Kur ndonjë komshi e merr për krahu ajo mund të futet në gjirizin e saj.

Thotë se është shtëpia, por dikush shumë më herët ka futur aty orendi e mallra dhe e ka kthyer në magazinë.

60 vjeçarja mund të rrijë vetëm në korridor. Ajo është një nga shumë të moshuarat të lëna vetëm dhe të harruar, jo vetëm në Shkodër. /abcnews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com