Kjo javë ishte e mbushur me ngjarje tragjike të krimit brenda familjes në vendin tonë. Por një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familjeje shqiptare, kësaj radhe në Itali ku burri ka plagosur me thikë gruan e tij 28-vjeçare.
Siç shkruajnë mediat italiane 48 vjeçari në gjendje të dehur ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në sy të fëmijëve të mitur, e cila aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve te çiftit, pas një sherri mes tyre, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij.
policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është arrestuar.