Loading...

Edi Rama porosit “bishën” e blinduar tek miku i tij, Agron Papuli. Nga kush po ruhet kryeministri?

Një nga miqtë e deklaruar të Edi Ramës është Agron Papuli, një biznesmen që ka fituar pjesën e “luanit” të tenderëve për automjete të qeverisë “Rama”. Pronari i kompanisë “CLASSIC”, që është koncesionari i automjeteve të markës gjermane “Volkswagen”, ka qënë furnizuesi kryesor me automjete për administratën shtetërore, ambulancat dhe e deri tek Jaguarët për ministrat. Por kjo e fundit u anullua për shkak të denoncimit në media.

Tpz.al zbulon një seri tenederësh për automjete, ku Papuli dhe kompania e tij “CLASSIC” ka fituar gjysmën e fondit prej më shumë se 1 milionë euro që kishte vënë në dispozicion Garda e Republikës për të blerë automjete.

Një nga lotet më të përfolur, ishte ai i blerjes së një automjeti me vlerë 357 milionë lekë pa TVSH (rreth 440 milionë lekë me TVSH) nga Garda e Republikës, i bërë publik edhe më parë nga Tpz.al. Tenderi është fituar pikërisht nga Agron Papulin, ndërsa automjeti do të përdoret për mikun e tij kryeministër, Edi Rama.

Mësohet se automjeti është i blinduar dhe, nisur edhe nga çmimi, kreu i mazhorancës ka filluar të mendojë edhe për sigurinë e tij. Edhe më parë, këtë sëmundje e kanë pasur dy paraardhësit e tij, Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Të dy, shpenzuan qindra mijëra euro për sigurinë e tyre duke blerë makina të blinduara, gjatë mandatit të dytë qeverisës.

Nëse Nano lëvizte me automjete luksoze dhe ishte i fiksuar pas targës 007, Berisha do të shpenzonte për sigurinë, duke blerë një Mercedes Benz me vlerë 700 mijë euro. Duket se ky “ves” është pasuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tashmë pritet të lëvizë, apo të shoqërohet nga pas, nga një super automjet në “pronësi” të Gardës së Republikës.

Ende nuk janë dhënë detaje të kësaj makine, pasi mund të cilësohet si e sigurisë së lartë. Megjithatë, ajo çka është fakt se shuma, prej më shumë se 300 mijë eurosh, nuk është një gabim në tender, por me këtë shumë është blerë një supermakinë.

Çmimi i ngjason automjeteve të sheikëve, ndërsa tashmë edhe Rama mund të lëvizë me “bishën” e tij, njësoj si udhëheqësit e Europës.

Ndërkohë, duke u fokusuar edhe tek tenderat e tjerë, Tpz.al ka mësuar se, 4 lote të tij janë fituar nga kompania ‘CLASSIC”, me pronar Agron Papulin. Sipas këtyre dokumenteve, Papuli ka fituar loin 7, për blerjen e një foristrade Pick-Up për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar me fond 93 milionë lekë të vjetra.
Gjithashtu, edhe lotin 12, për blerjen e një autmjeti foristrade 4×4 për Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me fond 36 milionë lekë të vjetra.

Para pak javësh, Tpz.al publikoi dokumenet e këtij tendri, ku Minisria e Brendshme akordoi më shumë se 1 milionë euro për të blerë automjete për disa institucione.

Opsionet e “bishës” së Ramës

Për automjetin me çmim të frikshëm, janë vënë disa kritere. Fillimisht “bisha” duhet të jetë me kilometrazh 0, jo më pak se 4 cilindra, me naftë, të ketë kambio automatike, me shpejtësi maksimale 170 në orë, të ketë një gjatësi 4800 mm (4.8 metra), me lartësi nga toka në shasi minimumi 210 mm. Të ketë 5 dyer, ndërsa të ketë sensor ose kamer parkime.

Ngjyra preferohet e zezë metalizato dhe të ketë pajisjet e nevojshme, me fenerë LED, drita mjegulle përpara, xhamat e pasëm të errësuar etj. Specifikimet përgjithësisht janë normale, por nuk dihet nëse çmimi prej 357 milionë lekë pa TVSH justifikon luksin dhe sigurinë e kësaj makine.

MAK-1MAK-2

MAK-3

MAK-4

MAK-5

MAK-6

MAK-7MAK-8

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com