Nje kenge labe kushtuar Shezai Celoaliajt eshte publikuar ne nje kanal ne youtube. Kenga eshte nje dedikim qe i kushtohet Shezai Celoaliajt te zhdukur ne moshe te re. Teksti eshte shkruar nga i biri, Shkelqim Celoaliaj ku eshte pershkruar me dhimbje dhe ne nje menyre shume prekese drama qe i ka ndodhur kesaj familje.
Per te mesuar historine e plote mjafton te degjosh kengen e kenduar aq bukur na Fatbardha Brahimi ose te lexosh tekstin e saj.
I paharruar kujtimi i tij.
Sezai Çeloaliu
viktimë e kohës dhe fatit
Si një bust i gjallë ngriu
Pjesë e dramës së Dukatit
Burri që pati dy varre
Një për vete një për halle
Tridhjetë e ca vjetë i humbur
Zhdukur në moshë të re
I plagosur i përgjumur
Monument në një muze
I goditur i pafjetur
As i gjallë e as i vdekur
Fatbardha nuse e re
Përmbi supe ngriti malin
Për të shoqin bëri be
Lindi dhe e rriti djalin
Me të e shkroi historinë
Si një nënë heroinë
Dhe për kë të qajë më pare
Lotët e saj nuk u thanë
Xhemili me Myrtezanë
Apo të qajë për babanë
Ato plagë të mëdha
As toka dote nuk i mba
Erdhi Sezaiu prapë
Doli fshati dhe e priti
Djegur malli për Dukatë
Që e lindi dhe e rriti
U ulën malet me bore
E mbuluan me kurorë
Çimi me lot e me dhimbje
Do ca vargje për babanë
Nëpër ison e kësaj kënge
Të kujtohet ajo dramë
Iku me plagë të rënda
Ndaj i ka lezet dhe kënga
Kenga kushtuar birit te Dukatit Shezai Celoaliaj,eshte hidhrimi i nje drame qe n’a dhimbje e trishtim edhe neve si miq e krahinore.Teksti i thote te gjitha aq qarte duke n’a percjelle traditate forta e te bukura te grave te rralla fisnike si Fatbardha qe dhimbjen per Shezaiun e ktheu ne force … T’i rroje djali Cimi e pacin shendet e fat ne jete.I pa harruar kujtimi i Shezaiut e bijve te nenave qe e mbyllen jeten Permes tragjedish e dramash !