Loading...

Tentuan të kalonin ilegalisht 28 kg kanabis në drejtim të Kroacisë, arrestohet familja shqiptare në Mal të Zi. Detaji që i nxorri zbuluar

Policia malazeze ka ndaluar një familje shqiptare, teksa po tentonin të kalonin kufirin e Malit të Zi. Në bagazhin e makinës i janë gjetur të fshehura 53 pako me kanabis. Ata tentuan të kalonin ilegalisht 28 kg kanabis në drejtim të Kroacisë.

Makina ishte modifikuar për të fshehur lëndën narkotike. Policia e Malit të Zi e ndaloi makinën pas dyshimeve të një ere të forte në automjet.

Në pjesën e pasagjerit ishte ndërtuar një pjesë e posaçme për të fshehur lëndën narkotike. I arrestuari dhe bashkëshortja janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Mali të Zi.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com