Loading...

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin e tij në qarkun e Korçës, teksa gjatë vizitës në Bashkinë e Devollit, ai është pritur nga demokrati Bledion Nallbati, kryebashkiaku i qytetit.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin e tij në qarkun e Korçës, teksa gjatë vizitës në Bashkinë e Devollit, ai është pritur nga demokrati Bledion Nallbati, kryebashkiaku i qytetit.

Takimi është zhvilluar në lidhje me inspektimin e projektit për rikualifikimin urban të Devollit e më konkretisht qendrës së qytetit.

Por ky takim, ndryshe nga rastet kur Rama takon kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës Voltana Ademi, nuk është shoqëruar me tensione e kritika, përkundrazi…

Kryebashkiaku i djathtë Nallbati ka falenderuar kryeministrin për çeljen e projektit ndërsa Edi Rama është përgjigjur duke thënë se kjo është një pasqyrë e denjë e bashkëpunimit me PD-në… një “precedent” ky që nuk ndodh shpesh në politikën shqiptare.

Pedonalja në qendër të qytetit shkon 500 metra linearë. Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje”, – tha Bledion Nallbati, kryetari i Bashkisë së Devollit.

 “Patjetër, kjo është një pasqyrë e mirë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Do të vazhdojmë me sheshin dhe me pjesën tjetër, pastaj shohim për t’u futur më thellë se çfarë problemesh ka”, – tha kryeministri Edi Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com