Loading...

Kanë lën nam duke vjedhur hipermarketin, 2 lushnjaret kapen me “presh në duar”. Dalin emrat, ja cilat janë ato

Kanë bërë kërdinë dhe janë arrestuar. Bëhet fjalë për dy vajza të reja në moshë, të dyja shitëse të një hipermarketi në Lushnje, të cilat akuzohen për vjedhje.

Të arrestuarat janë Sonila Gjoshi 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banuese në Lushnje.

Ndalimi i tyre u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Policia nuk ka bërë me dije shumën e vjedhur nga kasa e hipermarketit, nga dy vajzat, ndërsa shton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com