Loading...

”S’kemi saldatorë, vijnë nga Tajlanda, Pakistani, Kina dhe paguhen nga kompani shqiptare”, Rama flet gjatë turit të llogaridhënies në Fier

Turi i llogaridhënies vazhdon për kryeministrin,  ku kësaj here ai është ndalur në qarkun e Fierit. Ai i ka kushtuar një rëndësi të veçantë agroturizmit dhe zhvillimit profesional. Më tej kryeministri shtoi se ka mungesë të theksuar të saldatorëve dhe Shqipëria ka nevojë për to.

Fjala e Edi Ramës gjatë turit të llogaridhënies në Fier

Para se të vinim këtu ishim në Panairin e Punës ku janë afishur më shumë se 1000 vende pune. Punë ka po ska profesionistë është shprehja që e dëgjon nga çdo kompani, që kemi vende të lira pune, por na mungojnë profesionistët që mund të mbulojnë këto vende pune. Saldatorë nga Tajlanda, saldatorë nga Turqia, nga Pakistani, saldatorë nga fundi botës janë sot në Shqipëri dhe punojnë. Punojnë për stadiumin e Arenës Kombëtare, punojnë në investimet e mëdha për TAP, pse? Sepse kemi mungesë për saldatorë. Po jap vetëm një shembull, dmth vijnë nga Tajlanda, nga Pakistani, nga Turqia, nga Kina. Saldator kinez, dhe paguhen nga kompani shqiptare.

Agroturizmi është një histori suksesi i njohur dhe patjetër që shembujt tregojnë se kush merret me agroturizëm bën para. Mënyra me efikase për të dalë nga varfëria. Në këtë zonë ka mundësi fantastike për agroturizëm, qeveria në financimet të agjensisë të zhvillimeve bujqësore dhe rurale ka një program për financim.

Programi i mbështetjes nga BE ka 11 mln euro për ata që investojnë në agroturizëm, janë grante pra nuk janë kredi dhe jepen pa asnjë interes.

Ky regjim do të jetë në fuqi deri në vitin 2021, për ti dhënë një hop të parë dhe për të zhvilluar ekonominë familjare në fshat.

Nuk po zgjatem me gazsjellësin, me linjën e interkonjeksionit, dhe as me një plagë të vjetër të zonës që është rafinimi i naftës, shpresoj të jemi në rrugë të mbarë pasi kemi një marrëveshje të re. Po e mbaj optimizmin, por kemi plane për të rritur kapacitetin, sigurinë dhe patjetër për të rritur prodhimin. Një nga pikat e dobta të Fierit ka qënë uji i pijshëm. Do të investohet shumë në UKT të rinj dhe ato ekzistues.

Investime në arsim profesional, por është rritur ndjeshëm nxënësit që marrin pjesë në arsimin profesional. Mangësitë kryesore të kompanive në Panairin e Punës janë mungesa e profesionistëve.

Ndërkohë shumë djem të rinj që mbarojnë arsimin e përgjithshëm dhe nuk shkojnë në universitet, por dhe shumë që mbarojnë universitetin dhe kanë marrë diploma kot janë pa punë. Ata të cilët shkojnë në arsimin profesional është statistikisht e provuar që kanë 35% më shumë shanc që të fillojnë një punë sesa ata me arsim të përgjithshëm dhe 20% më shumë sesa ata me universitet. Por ndryshe nga ata me arsim të përgjithshëm, kur fillojnë punë të parët ata me arsim profesional kanë një rrogë më të lartë, sepse dinë të bëjnë diçka.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com