Loading...

“Halabak, nuk jam marrë as me gruan as me motrën tënde”, çfarë nuk u pa nga politika këtë javë (Video)

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” ka mbledhur disa nga momentet më gazmore të kësaj jave të nxehtë politike me akuza e debate të nxehta.

Një moment pikant është kur në të dalë të parlamentit teksa kreu i grupit të PS, Taulant Balla fliste për gazetarët ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i qëndronte mbrapa për t’i marrë fjalën. “Më vjen shumë keq që gruaja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin,” thotë Balla. Më pas Kryemadhi duke i rënë në shpatulla i thotë: “Taulant s’jam marrë as me gruan as me motrën tënde”.

“Më pëlqen edukata juaj, zonja e Parë e Republikës” i kthehet sërish Balla. “Edukata ime është shumë e mirë. Po mos u merr me çështje familjare se s’e dimë s’i dalim pastaj. Nuk të shpëton Edi Rama dhe nuk bëhesh dot ministër i Brendhsëm t’i zësh vendin Fatmir Xhafajt,” thotë Kryemadhi.

Momente të nxehta debati ka pasur dhe në një prej komisioneve, ku deputeti i PD, Klevis Balliu thotë pa pushim: “Ju e bëtë kryetar të PS në Has atë ça e ka emrin, e bëtë, e bëtë, e bëtë” si për t’i drejtuar fajin me gishtin e tij tregues.

Teksa kreu i Kuvendit i ndërpriste fjalën kryetarit të PD, Lulzim Basha, ky i fundit nuk i ndalte fjalimet e tij me lidhje LIVE në Facebook. Nga ana teknike e ndihmon deputetja Albana Vokshi, që i mban celularin. “Kthehu, këtu këtu këtu”, dëgjohet të thotë ajo.

Gjithashtu nuk mungoi një kruajtje veshi nga aana e kreut të grupit të LSI, Petrit Vasili në seancën parlamentare.

“Legen je ti, rrugaç ordiner, që i ndërpret fjalën,” i thotë Fidel Ylli deputetit demokrat Luciano Boçi në komision.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com