Loading...

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë për t’i dashur!” 10 mësime jete nga Nënë Tereza

Nënë Tereza mund të jetë shuar vite më parë, por dashuria e saj e pamasë dhe mençuria e saj jetojnë akoma dhe sot. Ajo bashkëndau disa mësime për jetën nëpërmjet kohës që kaloi në Tokë, shumë prej të cilave përqëndrohen tek dashuria, dhembshuria, ndihma për të tjerët dhe ruajtja e përulësisë.

Ajo mishëroi një shembull të mrekullueshëm që të gjithë ne ta ndiqnim – të duam me thjeshtësi dhe t’u japim ndihmë të tjerëve pa kërkuar asgjë në këmbim. Ne të ftojmë të lexosh disa nga citimet e saj më të njohura që do të të frymëzojnë të duash më shumë, të japësh më shumë dhe të ndihmosh më shumë:

Flit për veten sa më pak të jetë e mundur

“Ka pak mënyra me të cilat mund ta praktikojmë përulësinë: të flasësh sa më pak për veten. Të shohësh punën tënde. Të mos përpiqesh të menaxhosh marrëdhëniet e njerëzve të tjerë. Të shmangësh kureshtjen. Të pranosh kontradiktat dhe korrigjimet me gëzim. Të kalosh mbi gabimet e të tjerëve. Të pranosh fyerjet dhe lëndimet.

Të pranosh të qënit i/e përqeshur, harruar dhe i/e papëlqyer. Të jesh i sjellshëm dhe i butë edhe kur provokohesh. Asnjëherë mos qëndro mbi dinjitetin e dikujt. të zgjedhësh gjithmonë më të vështirën.”

“Nëse je i përulur asgjë nuk do të prekë, apo të lëvdojë ose përçmojë, sepse ti e di se çfarë je.”

Ji i zënë duke bërë punët e tua jo ato të të tjerëve

“Ne vetë ndjejmë se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë në oqean. Por oqeani do të ishte më pak nga mungesa e asaj pike.”

“Jeto në thjeshtësi kështu të tjerët të munden thjesht të jetojnë.”

“Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh, ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem; së bashku ne mund të bëjmë gjëra të mëdha.”

Shmange kureshtjen

“Ne duhet të gjejmë Perëndinë dhe ai nuk mund të gjendet në zhurmë dhe nervozizëm. Perëndia është mik i heshtjes. Shiko se si natyra – pemët, lulet, bari – rriten në heshtje; shiko yjet, hënën dhe diellin, se si ata lëvizin në heshtje… ne kemi nevojë për qetësi që të mund të prekim shpirtrat.”

Pranoji acarimet e vogla me një humor të mirë

“Njerëzit janë jo realistë, jo logjikues dhe të përqëndruar tek vetja. Duaji ata gjithsesi.”

Mos u end në fajet e të tjerëve

“Unë kam zbuluar paradoksin, se nëse do derisa dhemb, nuk mund të ketë më shumë dhembje, vetëm më shumë dashuri.”

“Dashuria intensive nuk matet; ajo thjesht jepet.”

“Ne mendojmë ndonjëherë se varfëria është thjesht të qënit i uritur, lakuriq dhe i pastrehë. Varfëria e të qënit i padëshiruar dhe i padashur është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpia jonë që të shërojmë këtë lloj varfërie.”

Pranoji censurat edhe nëse të pamerituara

“Më mirë do të bëja gabime me mirësi dhe dhembshuri se sa të bëja mrekulli në keqardhje dhe ngurtësi.”

Ji i sjellshëm dhe delikat edhe kur provokohesh

“Le të takohemi gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.”

“Shpërndaj dashuri kudo që të shkosh. Mos ler askënd që vjen tek ty të largohet pa qënë i lumtur.”

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash.”

“Një jetë që nuk jetohet për të tjerët nuk është jetë.”

Mos kërko të jesh i admiruar apo i dashur

“Nëse nuk kemi paqe, është sepse kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit.”

“Në fund të jetës ne nuk do të gjykohemi se nga sa diploma kemi marrë, se sa para kemi bërë, sa gjërat të mira kemi bërë. Ne do të gjykohemi nga “Unë isha i uritur dhe ti më dhe diçka të ha, isha i zhveshur e ti më veshe. Isha i pastrehë e ti më strehove.”

Mos e e mbaj veten në mbrojtje pas dinjitetit tënd

“Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për askënd.”

“Duhet të ketë një arsye përse disa njerëz e përballojnë jetesën e mirë. Duhet të kenë punuar për atë gjë. Unë ndihem e inatosur vetëm kur shoh shpërdorim. Shoh njerëz duke hedhur gjëra që ne mund t’i përdornim.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Unë nuk mund ta ndryshoj botën e vetme, por unë mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime.”

Gjithmonë zgjidh punën më të vështirë

“Ki besim në gjërat e vogla sepse në ta qëndron forca.”

“Le të mos jemi të kënaqur vetëm duke dhënë para. Paraja nuk mjafton, paraja mund të merret, por ata kanë nevojë për zemrat tona për t’i dashur. Kështu, shpërndaj dashuri kudo që të shkosh.”

“Le të prekim atë që po vdes, të varfrën, të vetmuaren dhe të padashurën sipas zemërgjërësisë që kemi marrë dhe le të mos kemi turp apo të mos ngadalësohemi për të bërë punën e përulur.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com