Loading...

Gjykata liroi mësuesin pedofil, 11-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Lirohet në sallën e gjyqit mësuesi 63-vjeçar, i cili u akuzua nga prindërit e 11-vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual. Seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër, ku është lënë i lirë mësuesi i fillores, i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës për ngacmime seksuale me të mitur.

Në seancën e zhvilluar, prokurori Julijan Cafka ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11-vjeçare, ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht vajza e tyre nga mësuesi 63-vjeçar përgjatë dy viteve të fundit. Për këtë prokurori i çështjes kërkoi masën “burg me afat” deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo.

Ndërsa avokati i çështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij, duke thënë se gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11-vjeçar. Ndërkohë që pritej reagimi i gjyqtares për vendosjen e masës së arrestit, vetë i akuzuari për ngacmim seksual qëndronte brenda kafazit të hekurt të gjykatës mjaft i qetë dhe i heshtur.

Gjykatësja Mirela Kore ka habitur me vendimin e dhënë në ngarkim të mësuesit të akuzuar për pedofili, duke e liruar atë në sallën e gjyqit pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës që 63-vjeçari të qëndronte në burg. Mësuesit ju dha masa ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë që ky vendim do të apelohet nga organi i akuzës. Vendimi që ndërmori gjykatësja Mirela Kore ka rënduar gjendjen mentale të vajzës 11-vjeçare..

Report TV ka kontaktuar me prindërit e vajzës dhe ka mësuar se e mitura ka tentuar sot vetëvrasjen, sapo ka marrë vesh që mësuesi i saj u lirua nga burgu. Të ndodhur përballë këtij fakti, prindërit e vajzës janë të prirur të vendosin vetëgjyqësi në një kohë kur gjyqtarja Kore e liroi mësuesin 63-vjeçar./javanews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com