Loading...

Detaje tronditëse/ Rrëfehet vëllai i Xhafer Matës: La gruan për të, ajo e tradhtoi

Familja e 31-vjeçarit ka qenë në dijeni të raportit që ka pasur ai me 19-vjeçaren. Madje për shkak të kësaj lidhje, ai i kishte dhënë fund martesës me bashkëshorten, e ndërsa djalin e mbante familja e tij. Këto detaje janë përcjellë nga familja e të ndjerit, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.

31-vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos”, dhe sipas dëshmitarëve okular, përpara se djali të kryente aktin makabër, ka debatuar me 19-vjeçaren. Pas sherrit, i cili mësohet të ketë zgjatur pak sekonda, vajza ka tentuar të largohet, por Mata ka qëlluar me pistoletë dy herë drejt Xhuljetës, duke e lënë të vdekur.

I vëllai i autorit ka thënë se ai ishte në dijeni se 31-vjeçari braktisi gruan për 19-vjeçaren. “Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria e madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi.

Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç”. I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur, ai tha me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit.

“Djali jeton me ne, kur u divorcua me gruan, fëmijën e mbajti Xhaferi. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”.

Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për të shkuarën e Xhaferit. “U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferi e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”./shekulli

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com