Loading...

Zbardhet vendimi, 500 punonjës me kontratë të përkohshme do të punësohen në këto sektore

Është miratuar vendimi pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të punësojë 500 persona me kontratë të përkohshëm për sezonin e verës 2018. Ky vendim parashikon punësimin e tyre në qendra vizitorësh në pika kufitare, plazhe e zona turistike.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18, pika 2, dhe 18/1, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e 500 punonjësve me kontratë të përkohshme për sezonin e verës 2018 në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vendet e punës të përcaktuara në lidhjen nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Detajimi i numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme sipas emërtesës së vendit të punës bëhet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura”, thuhet në VKM.

Referuar vendimit të publikuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare, periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik- gusht 2018. Ndërkohë, punonjësit me kontratë të përkohshme do të përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Fondi i pagave për numrin e punonjësve të përcaktuar në këtë vendim do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, në shumën 35 010 000 lekë, i cili i akordohet programit buxhetor “Zhvillimi i turizmit”, me kod 04760.

Efektet financiare do të fillojnë në momentin e nënshkrimit të kontratës së përkohshme, ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në cilësinë e punëdhënësit, dhe punëmarrësit.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi. Vendet ku do të punësohen 500 persona Në vendimin e pak ditëve më parë, qeveria ka përcaktuar qartë se ku do të krijohen vendet e punës.

Bëhet fjalë për dogana, qendra vizitorësh, plazhe etj. Kështu, në vendim parashikohet që 500 persona do të punësohen në pikën kufitare të Morinës (Kosova), pikën kufitare të Murriqanit (Mali i Zi), porti i Durrësit (Itali, BE, aeroporti i Tiranës (të gjitha drejtimet), pika kufitare e Qafëthanës (Maqedoni), porti i Vlorës (Itali, BE), pika kufitare e Kapshticës (Greqi), pika kufitare e Kakavijës (Greqi), porti i Sarandës (Greqi), plazhi i Velipojës, plazhi i Shëngjinit, Gjiri i Durrësit, Lungomare e Vlorës, zona e Orikum-it (qendra e Rradhimës), Llogora, plazhi i Dhërmiut, plazhi/qytetit i Himarës e zonat përreth, zona e Ksamilit, qyteti i Shkodrës, Parku i Thethit, Parku i Valbonës, qyteti i Beratit, qyteti i Pogradecit, qyteti i Përmetit, qyteti i Gjirokastrës, qyteti i Korçës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com