Hetimi për videopërgjimin e famshëm ku PD-ja akuzoi vëllanë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se po bëntë transaksion për shitje droge, ka sjellë të reja tronditëse.
Personi që në videopërgjim ofrohet si Agron Xhafaj, është në fakt një tjetër person në mësohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit.
Laboratori i Policisë Shkencore në Romë ka sjellë përgjigjen që zëri nuk është i Xhafajt, por prokuroria ka shkuar edhe më tej duke gjetur personin që ka zërin në videopërgjim.
Madje ky person është ofruar si dëshmitar dhe ka deklaruar se ai dhe i shququajtur Dëshmitari X pra Albert Veliu kanë organizuar gjithçka, me “kërkesë nga lart”. Ky lajm i ri pritet që të sjellë një zhvillim të ri në hetimet që prokuroria ka nisur për këtë çështke.
Pra nga hetimet për trafik, do të nisë ajo për falsifikim dhe shantazh me qëllim të caktuarAfërsisht si rasti i Tom Doshin me Durim Bamin, i cili deklaroi 4 vjet më parë se ishte paguar për të vrarë deputetin socialist.
Në prokurori, “aktori” ka deklaruar se ka qenë Babalja që i ka kërkuar të simulojë zërin e vëllait të ministrit.“Babalen e njoh prej kohësh, ai më thirri dhe më tha që të nisim këtë mesele”, mësohet të ketë thënë në prokuririnë e Krimeve të Rënda, njeriu që ka dubluar zërin e Agron Xhafajt.
Pra siç bëjnë të ditur burime pranë prokurorisë, është vërtetuar tashmë se “telenovela Babale” është një show i stisur dhe i hartuar nga një grupim i caktuar me qëllim padyshim të paracaktuar./Pamfleti