Furrat duhen skeduar si “Vend krimi ushqimor”
Pas deklaratës së OSHEE, për rritje të çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit e bukës, që përevç bukës prodhojnë edhe ëmbëlsira e produkte të tjera brumi si pica, byrekë, torta, bakllava, akullore, biskota etj, ata nuk kanë deklaruar se do t’i vërsulen qeverisë me protesta, por se do të sulmojnë popullin me… “levën” e çmimit!
Natyrisht që rritja e çmimit të bukës, ka krijuar reagim tek të moshuarit të cilët e kanë pensionin mujor, sa dieta e 3 netëve të hotelit të një deputeti e ministri. Rritja e çmimit, ka krijuar shqetësim tek familjet me ndihmë ekonomike, të cilave shteti u jep pagesë mujore sa 1 larje makine ministri, ose vetëm 1 bukë në ditë! Por përpara se prodhuesit, të kërcënojnë me rritjen e çmmit të bukës ngaqë po u rritet çmimi i energjisë që për përdorin për prodhimin e tortave dhe bakllavasë, duhet të japin llagari edhe ligjore, se çfarë buke prodhojnë e na shesin!
Sepse po hamë bukë me infeksione kancergjene. Po hamë bukë, me standarde të falsifikuara! Po hamë bukë të përzierë me lloj-lloj lëndësh krunde, bërsi, tagji kafshësh e kimikate! Këtë krim ushqimor njerëzor, shqiptarët e dinë shumë mirë dhe e fusin në stomak përditë, por furrtarë-zuzarët e prodhimit të bukës e mendojnë popuyllin si “sylesh” ngaqë shteti i futur në “thesin e krundeve” të korrupsionit që nga importi i miellit serb, e ka lënë të bëhët “lesh arapi” problemi i cilësisë dhe sigurisë së bukës,!
Sa herë ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, aq herë rritet çmimi i bukës! Por ndërsa rritet çmimi i bukës, ulet pesha dhe siguria e saj, aq sa shqiptarët bashkë me bukën e paguar me çmim të lartë dhe për nga pesha sipas stilit paguaj 2 dhe merr 1, po “hanë” edhe sëmundjet kancerogjene. Aq me rrezik për shëndetin e jetën ështrë buka që prodhohet në Shqipëri, sa furrat e bukës mund të cilësohen “vend krimi”, por asnjë furrë nuk bllokohet si e tillë, paçka se lënda e parë e prodhimit të bukës e embëlsirave dhe produkteve të promit për fëmijë është mielli kancerogjen e tagji kafshësh, që importohet nga Serbia .
Sipas ekspertëve të miell-bukës, rezulton se buka në Shqipëri është me sëmundjen “Coli Bacil”, por shën deti publik, laboratroi i ISUV dhe specialistët e AKU (Kontrolli Ushqimor) e lejojnë, duke e “certifikuar” si të pastër e me standarde të vendeve të BE! Kjo sëmundje, nis qysh në fazën e prodhimit të grurit dhe shtohet në përmasa të mëdha në miellin që prodhohet prej këtij gruri të infektuar, duke krijuar element infektimi helmues e kancerogjen në organizimin e konsumuesit të miellit ose bukës së prodhuar prej këtij mielli.
Bukë e tillë vazhdon të prodhohet në 95% të furrave në Shqipëri, sidomos të atyre që janë nëpër bodrume e nëpër hyrje pallatesh! Mjekë infeksionistë, shprehen për “PAMFLETI”, se 80% e qytetarëve që kanë dhimbje barku, diare, marrje mendsh, ulje tensioni, të vjella tek fëmijët e moshës 1-10 vjeç, dobësi fizike, nevojë e shpeshtë për ujë, djersitje të qafës e fytyrës, kruarje të lëkurës në duar, në mesin e trupit e në gjoks, rëndesë në sistemin nervor, shpeshtim të rrahjes së pulsit dhe shpërqëndrim vëmendjeje gjatë bisedave, kanë si shkak ekzitencën e sëmundjes “Coli Bacil” që është në bukë./Pamfleti
Ja 8 standardet e dukshme, që duhet të ketë buka
- Buka duhet të jetë e shndritshme, e padjegur dhe pa të çara në kore
Korja e bukës shumë e zezë flet për pjekje mbi normën e lejuar ( deri në 210 gradë celsius)
Tuli nuk duhet të jetë i qullët
Tuli i bukës i qullët tregon se buka është prodhuara me grurë në fazë të mbirë
Buka e zezë duhet të përmbajë ashkla të rrëshqitshme në trupin e bukës
Buka e pjekur në temperaturë mbi 220 gradë celsius është me rrezik për shëndetin
Buka duhet të konsumohet të paktën 5 orë pasi ka dalë nga furra e pjekjes
Konsumi ditor i fibrës nuk duhet të kalojë masën 7-9 gram.
Ja 12 produktet me elementë kancerogjenë, që futen nga Serbia në Shqipëri
Drithëra për miell buke masive
Drithëra për prodhim niseshtje
Drithëra që prodhojnë miell për prodhime qumështi
Produkte të gatëshme brumi, bukë, biskota, baza tortash
Produkte të industrisë bluajtëse, malt; niseshte etj.
Miell rifuxhio, i pa matrikulluar
Mbetje dhe kthime të industrisë ushqimore
Tagjia e përgatitur për kafshët
Drithëra të papërgatitur, lëndë e parë për tagji kafshësh
Drithëra të bluara me rreze të lartë, për koncentrat për shpendët
Lloje të ndryshme të ushqimit për kafshë
Drithëra me 17% infeksion fiziko-biologjik.