Loading...

”Ke vrarë njerëz karagjoz, mos fol nga vendi dhe mos bëj trimin me mua. Qepe gojën”, çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend

Ditën e enjte seanca parlamentare është pushtuar sërish nga tensioned he debate të shumta, ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha bllokoi foltoren duke mos lënë ansnjë deputet të fliste. Ai kërkoi që të paraqiteshin në Kuvend,  Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm , Fatmir Xhafaj. Në seancë erdhi vetëm Rama, i cili u paraqit pas 3 herë ndërprerjesh.

Menjëherë sapo zuri karrigen e tij, ai filloi të bisedonte me ministrin për Diasporën, Pandeli Majko , por kjo gjë nuk mbeti pa u komentuar nga Sali Berisha.  Mos u fshih pas Pandeliut”, iu drejtua Berisha Ramës, por ai iu përgjigj: “Çfarë thua??!”. Ndërkohë që Basha e përmendi Ramën, ky i fundit e përshëndeti si ushtarak.

Nga ana tjetër kryedemokrati e cilësoi Prokuroren e Përkohshme, Arta Marku si ‘’Spidi Gonzales’’, ku sipas Bashës ajo fshehu brenda 24 orëve vëllain e ministrit Xhafaj.

SHERRI NË PARLAMENT

(Raporton në Parlament drejtori i AMA-s, Gentian Salaj)

Sali Berisha: Ka pasur shkelje monstruoze nga mediat gjatë fushatës elektorale, por asnjë masë nuk mori kreu i AMA-s nga neveria që krijon Kryeministri i tij nga mëngjesi deri në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër. Ai llomotit nga mëngjesi deri darkë në media dhe ky institucion është shndërruar në vasal të tij. Ç’na i nxjerr këtu këta? Apo për t’u shpëlarë. Këta janë simbole korrupsioni të një regjimi, i cili po e largon Shqipërinë çdo ditë nga Europa.

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kemi të bëjmë më një raport të vjetër të AMA-s.

Sali Berisha:Ça zoti Berisha. Nuk ka të drejtë të dalë fare këtu.

Gramoz Ruçi: Ai është kryetari i Autoritetit.

Sali Berisha: Ai është kryetari i Ramës, jo i Autoritetit.

Taulant Balla: Po e ka votuar dhe opozita atë..

Gramoz Ruçi: Është kryetar i zgjedhur nga ky Parlament.

Sali Berisha: Nga narko-parlamenti… I zgjedhur nga narko-maxhoranca…

Edmond Spaho: Tashmë dhe Presidenti i PPE-ve përcaktoi që Shqipërisë nuk do t’i jepet datë nëse nuk do të bëjë më shumë në drejtim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, më saktë e kishte nëse nuk do largohet Fatmir Xhafaj.

Taulant Balla: Të bëhemi bashkë për të lobuar në interes të Shqipërisë për të hapjen e negociatave. Edhe pse jeni shumë vonë, edhe pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurt që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme në funksion të 28 qershorit, por edhe pas 28 qershorit.

Lulzim Basha: Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit. Këtë shqetësim jua kanë shprehur fare qartë ditën e martë përfaqësuesit më të lartë gjermanë, përfaqësueses të Partisë Socialiste gjatë vizitës së saj në Bundestag.

Natyrisht më kanë informuar edhe mua. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Bundestagut, të Kancelarisë, të Elysee-së, të Binnenhof-it dhe të kancelarive të tjera europiane. Shumë më mirë se disa prej jush këtu natyrisht i painformuar nuk është as ai që nuk është dhe as ai tjetri aty. E dinë fare mirë se çfarë duhet të bëjnë. Ai (i drejtohet Fatmir Xhafajt) duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri (Ramës),duhet të marrë përgjegjësi. (I mbaron minutazhi, fiket mikrofoni)

Edi Paloka: Ooo hape zërin, është kryetari i opozitës.

Gramoz Ruçi: Ça ke që bërtet ti. Ça ke që bërtet? Zotëri mos e ngri zërin. E kërkoi fjalën për replikë.

Sali Berisha: S’ka kohë. Ka të drejtë të flasë deri në mëngjes.

Gramoz Ruçi: Vazhdoni dhe 3 minuta për procedurë.

Lulzim Basha: E vërteta është se këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, jo në vizitë klandestine siç bëni ju, as të paguar me milionat e drogës të kanabis – diplomacisë suaj, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësimit, por ka shkuar drejt përkeqësimit. Se Saimir Tahiri, ashtu siç paralajmëruam, u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.

Dhe se në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo cilido institucion tjetër europian, të rekomandojë atë që kemi kërkuar ju dhe ne. Hapjen e negociatave. Ju me pretendimin se Shqipëria e meriton për shkak të reformave që keni bërë dhe ne me fakte dhe argumente se pavarësisht që në vend të shkoni përpara, keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit. Hapja e negociatave është instrumenti i vetëm, i cili mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe pa Kushtetutë në këtë vend. Nuk do lemë asnjë të kakarisë këtu..

Erjon Braçe: Kakarisjet e tua… po shko ore…

Lulzim Basha: Kush po i pengon hapjen e negociatave? Çfarë duhet të bëjmë për të bindur Europën? Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave, por ky kryeministër është faktuar si pengesa kryesore për të hapur negociatat.

Erjon Braçe: Ti ke vrarë njerëz… karagjoz,

Lulzim Basha: Ti pusho, mos fol nga vendi, mos më bëj trimin mua! Qepe gojën…

Erjon Braçe: Ke varë njerëz, o debil, o karagjoz…

Lulzim Basha: Pusho ti, zari i bandave të Lushnjës, pusho… Zar, pusho!

Gramoz Ruçi: Mos flisni në emër të kancelarive të ndryshime europiane. Aq më tepër kur ato s’i keni të sakta. Se po flisni në emër të Gjermanisë, por, në dijeninë time, qeveria gjermane ka vendosur ta mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Erjon Braçe: Ai s’flet dot në emër të ekipit të tretë gjerman.

Lulzim Basha: Pa ardhur Xhafaj dhe Rama këtu, s’ka për të folur njeri…

Gramoz Ruçi: Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Në qoftë se do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali dhe të mbani peng sallën e Parlamentit, s’keni për ta realizuar.

Edi Paloka:Për ç’rregullore flet ti, more.. Duhen zbatuar ligjet dhe Kushtetuta njëherë, o Gramoz.

Gramoz Ruçi: Jeni lideri i opozitës, gjithmonë mendohuni që duhet zbatuar rregullorja e Kuvendit me qëllim që të ketë normalitet në Kuvend.

(Gramoz Ruçi ndërpret seancën)

Lulzim Basha: Brenda natës prokurori vendos të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij, por, natyrisht, Prokuroria e kishte marrë vesh personalisht nga Agron Xhafaj.

Brenda natës, prokurori vendos ekspertin, brenda natës, prokurori vendos të pranojë mostrat e zërit, brenda 24 orëve, vendos ta transferojë çështjen te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Spidi Gonzales, të gjitha këto u bënë për 24 orë. Për 24 orë Spidi Gonzales, Arta Marku, u vu në lëvizje sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Më tej, Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” transferoi materialet nga Prokuroria e Tiranës te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pasi u sigurua që Agroni ishte larguar nga Policia, ishte larguar nga Shqipëria me nderime policore vendosi të regjistronte procedim penal 4 ditë, pasi ishin publikuar materialet audio të hetimit gazetaresk.

Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi ky, Edi Rama, dhe ia dorëzoi të gatshme përmes Agron Xhafajt, dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi ky, Edi Rama, duke mos guxuar që ta zgjidhte ajo vetë laboratorin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com