Kryeministri Edi Rama shkarkon zv.ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi. Vendimi është marrë ditën e djeshme, por është bërë publik sot. Maliqi pritet të emërohet tashmë drejtoreshë e shkollës së Administratës Publike.
Arsyet e këtij shkarkimi të papritur janë ende të panjohura por e gjitha vjen në një kohë kur Shqipëria po pret verdiktin e vendeve anëtare të BE në fund të qershorit për çeljen ose jo të negociatave.
VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama