Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi Xhaferr Mata 31-vjeç vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni.
Mësohet se 31-vjeçari më parë ka qenë i martuar dhe nga kjo martesë ka dhe një fëmijë 1-vjeç. Sipas dëshmive të fqinjëve dhe të afërmëve, Mata është divorcuar nga ish-bashkëshortja pasi rezulton se ka pasur lidhje intime me 19-vjeçaren edhe gjatë kohës që ka qenë i martuar.
Më pas, po sipas dëshmive të para, Xhuljeta ka dashur të ndërpresë lidhjen por 31-vjeçari nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e të resë, gjë që e çoi të merrte aktin fatal. Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin në rrugë mëngjesin e sotëm në Tiranë, dhe sapo vajza ka kthyer shpinën, 31 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të vdekur.