Loading...

Vrau veten sot në Vlorë, 26-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia. Flasin familjarët

Roland Rrodhaj, 26-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë në banesën e tij në fshatin Mesaplik të Vlorës, kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer nga Italia.

26-vjeçari kishte vite që punonte në Greqi dhe Itali. Sipas dëshmive ai sapo ishte kthyer nga Italia. Familjarët kanë vërejtur se djali nuk ishte mirë.

“Ishte i mbyllur dhe nuk takonte me asnjë nga shokët. Dyshojmë për probleme që djali mund të ketë pasur nga puna jashtë shtetit”, janë shprehur familjarët.

Të afërm të Rolandit, tregojnë se ai ishte djalë i qetë teksa ngrenë dyshimet se djali ka pas probleme me lekët e punës.

“I kanë mbajtur lekët, dhe kur ka ardhur në fshat nuk kishte lek me vete”, kanë thënë ata. Mësohet se para 3 ditësh 26-vjeçari ka mbyllur dhe adresat e rrjeteve sociale. I riu i dha fund jetës mesnatën e kaluar në kushte të rënduar psikologjike./telegraf

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com