Të dhëna zyrtare nuk ka nga policia por dyshimet e para flasin për një krim pasioni. Dyshohet se dy të rinjtë kishin lidhje intime mes tyre.
Dyshimet e para flasin për një sherr mes të rinjve, i cili më pas qëlloi 19-vjeçaren me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas qëlloi veten në kokë.
Dy të rinjtë jetonin në Tiranë, sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa peme.
Mësohet se 19-vjeçarja, Xhuljeta Çuni ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.
Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e 31-vjeçarit.