Loading...

Mashtruesi serial Tom Doshi për herë të parë pranon fajin dhe kërkon gjykim të shkurtuar

Kur pranon gjykim të shkurtuar i bie që vetëshpallesh fajtor. Pra që ke gënjyer. Tani nuk na mbetet tjetër vetëm të shqyrtojmë llojin e gënjeshtrës.

I vetmi që ka gënjyer rëndë në këtë histori i bie të jetë Tom Doshi i cili e shiti gënjeshtrën publikisht dhe shkaktoi trazira institucionale me kosto të lartë. Pasi po qe se kjo gjë iu servir atij si gënjeshtër, lojë, nga ato që ne bëjme përdite, i bie që deri këtu s’ka vend për vepër penale, por në momentin që Tom Doshi zbuloi se ishte gënjeshtër, por i erdhi për mbarë ta përdore publikisht, këtu po, që fillon problemi.

Tom Doshi njihet si rrenacak serial. Ka gënjyer elektoratin, anëtarët e Partisë Socialiste dikur se do i fuste në punë, ka gënjyer për diplomen, elektoratin e ri që e bleu si derrat në 2017 dhe mbi të gjithë ka gënjyer institucionet e kontrollit për pasurinë e tij.

Ai u vjedh në xhep përdite të varfërve dhe pastaj bën sikur i fal një kafshatë bukë.

Ai vret fëmijë, gra, burra, pleq me mafian e tij të ilaçeve në bashkëpunim me Edi Ramën.

Tom Doshi ka 24 milionë dollarë pasuri të pajustifikuar.

A ka njeri që na tregon si i bëri kjo kokë e madhe kaq lekë?!

Tom Doshi u debua publikisht nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Ambasada Amerikane, por vazhdon e ka fuqi të bllokojë hetimet e veta.

Tom Doshi duhet të ishte në burg me kohë. Pasuria e tij është krejtësisht e pajustifikuar, por ai lundron i qetë me supermakinat e veta.

Ne në Shqipëri flasim për ligj antimafia, një deputet si Tom Doshi, i pari dhe i fundit i llojit të vet e kap katërcipërisht ky ligj.

Pasi Tom Doshi s’ka vetëm indicje, por ka fakte penale që nuk i hetohen, por i shtyhen me procedurë nga shoku i tij Edi Rama dhe i vëllai Olsi, me të cilin ndajnë lekët e ilaçeve bashkë.

Të paktën sa ishte Adriatik Llalla, funksiononte kështu, tani të shohim se ç’do bëjë Arta Marku./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com