Me ligjin që kanë hartuar… për vete
Kur bëhet fjalë për paga e pensione mujore, nuk gjen asnjë ligj dhe VKM, që politikanët shqiptarë të mos e kenë sajuar, menduar, hartuar, votuar dhe dekretuar vetëm për interesat e tyre e të familjeve të tyre, duke bërë diferencime të theksuara financiare.
Kështu është vepruar edhe me ligjin e masës financiare të pensioneve të pleqërisë e të parakohëshme, ku privilegji për politikanët, shtetarët dhe zyrtarët e lartë në çdo sektor.
Shtetarët, përfitojnë pensione të larta pleqërie dhe të parakohëshme, referuar pagave të larta që marrin, në shtet, të cilat jepen nga taksat publike.
Pensioni i lartë, përcaktohet nga vlera e kontributeve, që personi paguan gjatë viteve të punës.
Presidenti dhe kryeministri p.sh, derdhin më shumë kontribute për sigurimet shoqërore, sepse e kanë pagën më të lartë. Por këto kontribute ata nuk i paguajnë nga xhepi i tyre, por nga paga e funksionit shtetëror që kanë.
Sipas llogarisë, me këtë ligj që është sot në fuqi, ata përfitojnë pensione tepër të larta, baraz me një pagë mujore gjenerali e ministri.
Ja sa pension përfitojnë Nishani, Meta, Rama, Berisha
Bujar Nishani
Paga mujore: 257 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuese si President, baraz me 64 mijë e 250 lekë të reja
Shtesa: 5%, për 4 vite në këtë post 51 mijë e 550 lekë të reja
Përfitimi, si deputet në periudhën 2005-2012, është: 25 mijë e 250 lekë të reja
Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, vetëm nga posti si president, plus 50 mijë e 250 lekë të reja, nga pensioni si deputet dhe shtesa e 2 viteve si deputet në periudhën 2005-2012
Pensioni total i pleqërisë: 167 mijë e 750 lekë të reja në muaj
Ilir Meta
Paga mujore: 257 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuese si President, baraz me 64 mijë e 250 lekë të reja
Shtesa: 5%, për për 1 vitë në këtë post është 13 mijë e 500 lekë të reja
Përfitimi, si deputet në periudhën 1992-2017, është: 35 mijë e 250 lekë të reja
Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, vetëm nga posti si president, plus 31 mijë e 550 lekë të reja nga pensioni si deputet dhe shtesa 30 mijë lekë të reja e 2 viteve si kryeministër në periudhën 1999-2001.
Pensioni total i pleqërisë: 142 mijë e 200 lekë të reja në muaj.
Edi Rama
Paga mujore: 220 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuese, baraz me 55 mijë lekë të reja
Shtesa: 5% për 2 vjet është 22 mijë lekë të reja
Përfitimi, si ministër dhe kryebashkiak i kryqytetit në vitet 1998-2011, është: 23 mijë e 500 lekë të reja. 5. Pensioni që mund të përfitoj deri: 100 mijë e 500 lekë të reja në muaj.
Sali Berisha
Paga referuese si Kryeministër 2005-2013: 220 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuse është 55 mijë lekë të reja
Shtesa prej 5%, për 6 vite është 66 mijë lekë të reja
Pensioni si kryeministër: 121. 000 lekë të reja
Paga si deputet bë vitet 2013-2017, ishte 151. 000 lekë të reja
Pensioni si deputet është 27 mijë e 500 lekë të reja
Shtesa prej 5% është 22 000 lekë të reja 8. Pensioni total i pleqërisë: 149 mijë e 770 lekë të reja në muaj.