Duke kompozuar këngë për bamirësitë e Samir Manes, pronarit të kromit
Kreu i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë Kol Nikollaj, thotë se i dhimbsen shumë punëtorët e sidomos minatorët, të cilëve nuk po jepet statusi, pensioni i parakohshëm dhe mosha e ulët e daljes në pension.
Për këto halle të tyre, Ing. Kola kacafytet edhe me politikanë e ministra nëpër restorante, me gota vere e tepsi mishi!
Mirëpo, sikur thuhen ca gjëra andej nga Bulqiza, Munella, Puka, Lak Rroshi, Tropoja, Burreli, Metalurgjiku, Bankersi OSHEE etj, sikur gjoja shef Kola ka “ngjyer gishtin” me sponsorizime nga pronarët e kromit, bakrit, naftës dhe elektrikut të shtetit, duke bërë letra sikur i ka marrë në emër të aktivitetit sindikal.
Për këto, dalin e shpifin sikur Kola nuk qëndroka mbi kullën e Konfederatës, për bamirsi ndaj punëtorëve, taman si partneri i tij “baba Zamiri” i kromit të Bulqizës.
Kryetar Kola, që duhet thënë se është rropatur nëpër bizneset ku ka përfaqësim sindikal, për të mbledhur ndonjë dorë lekë me urdhër të shtetarëve e plitkanëve që kanë “tepsinë e që kanë apsur skrapin dhe floririn.
Besojeni Kolën kur thotë që nuk për të blerë mobilje, për të garantuar pagën e sekretares nënë me fëmijë të vogël, kostume, goma makine, naftë e bileta avioni, por vetëm për të financiuar parullat e protestave kundër pronarëve që e financojnë!
Si “lis” i fortë që është qysh prej rinisë së tij studentore, përveçse Konfederatën e ka kthyer në “kone” të politikës majtas e djathtas e më tepër në qendër, Ing. Kola ka ditur ta përdorë logon e sindikatës edhe “për do punë të vetat”, që me e fol mirditorçe, i ka shku e po i shkon boll ujë në shtrat të vet.
Diku me makina luksoze të blera me pagën që nuk merr nga sindikata (siç u thotë punëtorëve).
Diku me udhëtimet jashtë shtetit, dietat e të cilave ia paguajnë homologët jashtë shtetit (siç u thotë punëtorëve).
Diku me pronat e mbetura të sindikatës, për të cilat punëtorëve u përgjërohet me “Kanun” se nuk merr asnjë qindarkë “qira”, paçka se letrat e kontratave thonë, që u ka rifreskuar qiratë e reja, madje edhe kafenesë, hotelit e gjelltorës poshtë zyrës së tij!
Për t’u gjendur në punë, Kola vepron kështu: ditën është në krye të lëvizjes sindikale për të mbrojtur punëtorët që përleshen me shtetarët, ndërsa natën shkon “pajton gjaqet” me ta, duke ngrënë edhe një kafshatë bukë me atë sipas zakonit!
Në vijim “Pamfleti”, do publikojë fakte nga lufta sindikale që bën Kola në mbrojtje të interesave të punëtorëve e minatorëve.
Sot po publikojmë këtë foto artistike, që tregon Kolën ulur tepër i frymëzuar në piano në hollin e një rezidence luksoze, duke kompozuar një këngë për për bamirësitë e pronarit të minierës së kromit ku zhfrytëzohen si skllevër, gjymtohen e vriten minatorë./Pamfleti