Loading...

Interesim të madh nga vizitorë vendas dhe të huaj, për të vizituar parkun arkeologjik të Oriku

Hapja zyrtare e sezonit turistik në fillim të muajit maj është shoqëruar me një interesim të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj, për të vizituar parkun arkeologjik të Orikut. Në harkun kohor të rreth dy muajve, këtë park arkeologjik kanë zgjedhur ta vizitojnë rreth një mijë vizitorë vendas dhe të huaj, ku përfshihen grupe të organizuara vizitorësh, vizitorë individual, familjarë, nxënës shkollash dhe grupe studentësh. Ju ftojmë që të vizitoni parkun arkeologjik të Orikut, jo vetëm për vlerat historike dhe arkeologjike, por edhe për peizazhin e mrekullueshëm dhe plot kontraste, mes lagunës, detit dhe gadishullit të Karaburunit.

#VizitoniparkunArkeologjikteOrikut

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - Albania

Ju bëjmë me dije se procedurat e hyrjes për në Parkun Arkeologjik të Orikut nëpërmjet postbllokut ushtarak të Flotiljes Detare Pashaliman janë liberalizuar. Nëpërmjet një regjistrimi të thjeshtë në postbllokun ushtarak, me anë të një dokumenti identifikimi (kartë identiteti apo pasaportë), mund të hyni për të vizituar parkun arkeologjik. Grupet e mëdha të vizitorëve vendas dhe të huaj, duhet të paraqesin një listë emërore dhe kartën e identitetit të shoqëruesit apo guidës së grupit. Liberalizimi i procedurave u arrit falë kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme që DRKK Vlorë dhe Ministria e Kulturës i kanë adresuar Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe njëkohësisht falë kërkesave të vazhdueshme nga grupet e ndryshme të interseit, bizneseve të zonës, si dhe vizitorëve dhe pushuesve të shumtë, që dëshirojnë të njihen me vlerat e këtij parku arkeologjik. Ne ju ftojmë të vizitoni Parkun Arkeologjik të Orikut, për vlerat e tij historike, monumentet unikale dhe peizazhin e mrekullueshëm që e rrethon. Ju kujtojmë se në fundin e muajit gusht dhe gjatë muajit shtator, duke vizituar këtë park arkeologjik do keni mundësinë të shikoni nga afër gërmimet arkeologjike, që do të nisin në kuadër të projektit të përbashkët shqiptaro-zviceran.
Ju mirëpresim!
#VizitoniParkunArkeologjikteOrikut
#NjihunimeTrashegimineAntike
#VizitoniMonumenteteKultures

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com