[sgmb id=”1″]
Një 15-vjeçar ka kallëzuar në polici të atin duke pretenduar se e ka dhunuar dhe e ka detyruar të largohet nga shtëpia.
Menjëherë pas kallëzimit policia ka ndaluar të atin e djalit, Patrik Hysi, 41 vjeç nga Levani i Fierit, shkruan t.ch.
I biri ka deklaruar në polici se është keqtrajtuar, dhunuar dhe detyruar të largohet nga shtëpia, dhunë që është vërtetuar dhe nga mjeku ligjor. Ndërkaq, ai ka shtuar se i ati nuk e ka lejuar të vazhdojë klasën e nëntë në arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar.
Por gjatë marrjes në pyetje të të atit, ai ka mohuar akuzën se nuk e ka lejuar të vazhdojë shkollën. Ai ka pretenduar se i biri është mjaft problematik dhe konsumon lëndë narkotike. Ndaj 41-vjeçarit rëndon akuza e “keqtrajtimit të të miturve”.